BallinaVitrina e libritMeri Mezini-ZEMRA E NËNËS RREH DHE NËN TOKË

Meri Mezini-ZEMRA E NËNËS RREH DHE NËN TOKË

Eh, sa e rëndë është zemra e nënës,
duhen shpatulla të forta ta mbajnë në krah,
Brenda saj rëndon pesha e jetës, dhimbjet, hallet, që koha i dha.

Një ditë u bëra edhe unë nënë, sakrificat i munda me kohën që erdhi. Fëmijët, në kushtet më të mira, i rrita, nëna më rriti në djepin skëterrit.

Nuk kishte qumësht në cicën e sajë,
Sa herë ia thithja, mbytej në lot,
dhitë dhe lopët i mblodhi partia. lakra të egra hante në atë kohë.

Zemra e nënës rreh dhe nën tokë.
Tik takun e saj e dëgjoj gjithnjë.
Shpirti i saj më ndjek kudo,
më vjen në ëndërr, bekime më thotë.

Në ëndërr i putha duart plot kallo. Me skamjen u përlesh ajo në atë kohë.
Kur hapa sytë, kish ikur në qiell,
me yllin polar u bashkua ajo.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT