Një djalosh i varfër
shëtiste nëpër qytet,
natën e kalonte
ashtu si dinte vetë.
Banonte rrugëve
jetonte pa shpresë,
gjithnjë mendonte
çka do t’bëj për besë?
Djaloshi i mençur
rrugëve flinte,
ku e zinte nata
dita aty e gjente.
Por një ditë
fati i buzëqeshi,
një i pasur
e mori me vete.
Ky djalë i varfër
shkoi në Kanada
dhe atje ia filloi
të punojë pa ia nda.
Shpejt u pasurua
dhe u martua,
por edhe pasanikun
shumë e ka falënderuar.
Ditët kalonin
djaloshi u burrërua,
ndërtoi shtëpi të re
së bashku me grua.
Ishin të lumtur
dhe shumë krenarë,
që dolën nga varfëria
puna u shkonte mbarë.
Por edhe pasanikun
që e pat ndihmuar
asnjëherë në jetë
s’e patën harruar.
Njerëzit bamirës
të gjithë i nderojnë,
shpëtojnë jetën e dikujt
dhe ata i çmojnë.
Kur vinte në vendlindje
të varfërit i ka ndihmuar,
por edhe të kaluarën
s’e kishte harruar.
