BallinaVitrina e libritRizah Reshani-VJEN NJË DITË

Rizah Reshani-VJEN NJË DITË

Vjen një ditë kur ti pendohesh
Mbase vonë do të jetë atëherë
Si zog i plagosur do të zgjohesh
Si lule e vyshkur në pranverë.

Ti harrove se jotja s’është kjo botë
Secili ka aty një copë jetë
Prandaj do të biesh një ditë përtokë
Siç bie vjeshtës nga plepi një gjeth.

Çanta jote do të jetë bosh
Në gjunjë kur do të përgjërohesh
Bindesh atëherë se ke jetuar kot
Sa një natë në mëngjes kur zgjohesh.

Po veprat mbesin si gjurmë jona
Zjarri a Dielli varet prej tyre
E kupton edhe ti këtë, tevona
Si plak e zverdhur para pasqyre.

Një lot pendimi sytë do të rrëmbush
Po vonë do të jetë vërtetë atëherë
I kalbur në hardhi si një kalavesh rrush
Do shuhesh ngadalë o zemërvrerë. 

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT