Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë për media, të parën në stolin e bluve të Londrës.
Alonso u pyet nga gazetarët në lidhje me Granit Xhakën, i cili ishte raportuar se kishte arritur marrëveshje me Chelsean.
Megjithatë, kjo marrëveshje u prish, pasi Chelsea nuk arriti të bënte ofertën bindëse për Sunderlandin.
Pikërisht për mesfushorin shqiptar u pyet Alonso, trajneri spanjoll.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Granit Xhaka? Nuk kam koment për lojtarët që s’janë pjesë jona!”
Kujtojmë se Xhaka është larguar nga Kupa e Botës pas eliminimit të Zvicrës nga Argjentina. Ai do të pushojë dhe do t’i bashkohet “Maceve të zeza” në stërvitje./Indeksonline/
