Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaKur ti mungon -Gerta Bandilli Becka

Kur ti mungon -Gerta Bandilli Becka

Kur ti mungon

Unë sepse bëhem pyetja

Më e vështirë e ditës

Shpjegim i ngatërruar

Me fjalë që të moshuarit

I përdorën për këshilla

Në Torahun e shenjtë.

Bëj sikur fle…

Pastaj bëj sikur lexoj

Librin e udhëtimeve…

Bëj sikur shoh ëndrra,

Po ëndrrën e ke marrë

Ti me vete…

Bëj sikur bëhem vjeshtë

E që t’ i jap kuptim

Bëj sikur jam shi

Që nuk di pse

Në vend të stuhisë

Zgjedh të bie butësisht

Mbi gjethe, mbi mall

Mbi vargje, veç të bie

Pambarimisht…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT