Monday, December 9, 2024
BallinaKulturëArtNjë pervojë interesante e violinistit me famë botërore Joshua Bel

Një pervojë interesante e violinistit me famë botërore Joshua Bel

Ne vitin 2007, në një stacion metroje në Washington Dc u ul nje burre dhe filloi të luante në violinë. Ishte mëngjes i ftohtë janari. Ai luajti 6 pjesë të ndryshme për rreth 45 minuta.Gjatë asaj kohe u llogarit që 1100 njerëz hynë në stacion, shumica prej tyre ishin duke shkuar në punë. Pasi kishin kaluar 3 minuta, një meso burrë vuri re që një muzikant po luante, ai ngadalësoi hapin, qëndroi për disa sekonda dhe vazhdoi rrugën për në punën e tij. Një minutë më vone violinisti arriti të merrte dollarin e tij të parë, një grua e hodhi në koshin përpara tij dhe u largua me shpejtësi pa ndaluar.Pak minuta më vonë dikush u afrua për ta degjuar, por shpejt pa orën dhe u largua. Dukej që ishte vonë për punë.Ai që i kushtoi më shumë vëmendje, ishte një vogëlush 3 vjeçar, i cili, megjithëse e ëma vazhdonte ta terhiqte, ndaloi për të degjuar violinistin.Ky veprim u përsërit prej disa fëmijëve. Në 45 minuta që muzikanti luajti, vetëm 6 njerëz ndaluan dhe qëndruan pak për ta dëgjuar.Rreth 20 njerëz i dhanë para, por vazhduan të ecin me hapat e tyre normale. Ai mblodhi gjithsej 32 dollarë.Kur mbaroi së luajturi dhe ra heshtja, askush nuk e vuri re, askush nuk e duartrokiti.Askush nuk e dinte por violinisti ishte Joshua Bell, një prej muzikanteve më të talentuar të botës. Ai luajti një prej pjesëve më të bukura shkruajtur ndonjëherë, me një violinë që kushtonte 3.5 milion dollarë.2 ditë përpara se të luante ne metro, Joshua Bell shiti me qindra bileta ne koncertin e tij ku çmimi me i lirë fillonte me 100 dollarë për secilen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT