Tuesday, May 21, 2024
BallinaVitrina e libritLaureta Poga-Mbi telat e kitares...kendoj...

Laureta Poga-Mbi telat e kitares…kendoj…

Mbi telat e kitares…kendoj…

Me guackat e detit bera portretin tend…
Me guret e vegjel, skalita emrin tend…
Dy vale deti…i bera syte e tu…
Ne rere…formova buzet e tu…


S’te kam harruar, po te pikturoj..
Ketu ..buze detit ..te imagjinoj..
Nje kitare mbi vale e hodha..
Dhe…nisa ngadale te lundroja…


Nje melodi magjepse me vjen papritur..
Jam une…mbi telat e kitares hipur..
Kendoj e nanuriz kengen e humbur..
Qe .. dikur…e kendonim te dy te lumtur…


Mbi telat e kitares kendoj..
Vetem keshtu mundohem te t’kujtoj..
Ti mbete vec…nje melodi serenate…
Dritherima dhe renkimi i asaj nate…


Sa here dua te t’kujtoj…
Ne buze te detit do te shkoj..
Mbi rere ulur…me valen do te lotoj…
Dhe …me lotet e mi…do t’pikturoj !!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT