Tuesday, May 21, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-PRANVERË E VONUAR.

Petro L. Sota-PRANVERË E VONUAR.

PRANVERË E VONUAR.

Po të shoh tani,
Pak si të menduar,
Në mes luleve rri,
Duke ëndërruar.


Ndoshta dikë pret,
Me lulen në dorë,
Të hidhet përpjetë,
Zemra n’kraharor.


Por jo zemra vetëm,
Shpirti mallin derdhi,
Në buzë fjalët mbetën,
Se pranvera erdhi.


Erdhi me trishtim,
Prandaj qe vonuar,
Dielli në perëndim,
Po shkon i menduar.


Gjithashtu dhe hëna.
Kur zbriste nga mali,
Kish qerpik të rëna,
Dy tre herë ndali

.
Por ndali e mjera,
Se vetëm po rrije,
S’kishte faj pranvera,
Që mallin të bije.


Të kish marrë malli,
Lules po i gëzon,
S’të kish ardhur djali,
Se di pse vonon.


Dhe prandaj po rrije,
Në lëndinë e vetme,
Djalit në një hije,
Buzën do t’ja jepje

.
Do t’ja jepte vetë,
Buzëkuqe, qershinë,
Hëna ndoshta zbret,
Sonte në lëndinë.


Në lëndinë do zbres,
Dhe mbi tëndin ball,
Lulet kanë vesë,
Ndërsa ti një mall.


Malli kishte mbetur,
Sikur t’ishte zjarr,
Edhe një të vdekur,
E ngre përmbi varr.


Shpirti gjithë gëzim,
Kur qiellin shikon,
Ngjyrat mbi lëndinë
Si ylber lëshon.


Si ylber lëshon,
Mbi pamjet për rreth,
Por ty të ndriçon,
Si fluturë në gjethë.


Kjo pranverë ndryshe,
Vallë na kish harruar,?
Sa dhe dallëndyshet,
Po vinin të vonuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT