Tuesday, May 14, 2024
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me vargjet e poetes Remzie Gashi Tema

Mbrëmje poetike me vargjet e poetes Remzie Gashi Tema

Vetegjygjesia e heshtun.
Ne librin e jetes
gjithkush i ka do flete te ngjitura
qe kurre nuk i cele,
se nuk do te kthehet
ne ato gjurme hapash
te udhes se territ
kur qorrazi ka ece
ne balten e zeze,
por qe ne shpirt
si gozhde te ndryshkuna
te nguluna ne zemer
e vrasin perhere.
Gjithmone i dhemb
e vetegjygjesine shpesh
ne heshtje e ben.

Pagjumesi ne pleqeri.
E lus gjumin e bekuem
hej bre hej,
sa shume urata une i jap.
Me gjen mengjesi shume here zgjue
e nuk me vjen ne asnje cast.
Me kish thane nana
mori bije,
si une gjyshe e stergjyshe ti u bafsh!
Kur te therrasin,nane e madhe
te harron gjumi
e kur te vjen,te vjen shume rralle.
Pagjumesi ne pleqeri
a pleqeri ne pagjumesi,
do ta dini vec atehere se kujt i thone
mori bije,
kur tu bjere e kur tu zbardhe
bora mbi krye!

Libri.
eshte Institucion
ne dore te njerzimit
e dritare e xhamte
per driten e synit.


Nga pllaka e gurit
e deri tek letra
eshte thesare i cmuar
pasuri per brezat.


Ne zallamahi sot
me zor mbijeton.
Ish i desheruem
kur ish i ndaluem!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT