Monday, May 13, 2024
BallinaLajmeVdes Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës

Vdes Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës

Ka vdekur ish-kryetari i Pejës Ali Lajçi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Ai në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT