Pranverat e shpirtit.
I lidha mendimet me fjongo vargu
gërshet i zura me gërma zemre,
Ashtu siç del shigjeta prej harku
Njashtu fjala del nga mendja ime.
I mblodha kujtimet i thura kurorë
lule mblodha në livadh të shpirtit
Endërrat gjerdan punuar me dorë
I thura në buzë-lindjen e agimit.
Fustan me lule qëndisa për vete
Ca lule m’u thanë akoma pa çel,
Disa të tjera i ujita me lotë jete,
Pranverat e shpirtit rrallê i gjen.