Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në boks.
Kampionati u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Me këtë medalje të fituar, u regjistrua edhe suksesi më i madh në boks, që prej ndërkombëtarizimit të këtij sporti.
Pasi shkroi historinë me medaljen e bronztë ttë premten, ajo fitoi një shpërblim prej 25 mijë dollarë.