Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Valëzë e bregut....

Silvana Cekici Rodi-Valëzë e bregut….

Valëzë e bregut….
Një valëz belhollë..edhe naze plot
me hiret e saja…. na magjepsi sot
herë vjen me vrull dhe herë ngadalë shkon
nxitoj që ta kap ..por nuk e kap dot


Valëzë lozanjare që shpesh bregut vjen
me vellon e bardhë mbi supe shkëlqen
shiko lart….. roje mbi kokë më ke
jam zgalemi jot që gjithë mall të pret


Me zërin e ëmbël valëza i flet
kam kohë që kam dalë …ty po të pres
zgalemi krahapur zë e përqafon
me puthjet e shpirtit valëzën gëzon


Atje tej dhe shelgu mërzitur qëndron
krahët i ka varur..zë edhe loton
ah more zgalemi su kuptuam dot
Të njëjtën valëzë …..dashurojmë o shok

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT