Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Stop Gjakmarrjes

Gjelina Maçi Keci-Stop Gjakmarrjes

Stop Gjakmarrjes

emi vend i lashtë me natyrë tërë mrekulli,
Varfëria lulëzon akoma si plagë e rëndë,
Në çdo sofër emigranti mungon në shtëpi,
Ah, atdhe, akoma zemra në gjoks të dhemb !


Në shekuj si trima e mikpritësa jemi shquar
Kemi shkuar dhe në cepin më të largët në botë.
Si gjithë të tjerët jemi emancipuar,
Për vëllavrasjen sa keq akoma derdhet lot .


Vriten shqiptarët, oh, mes vedi akoma
Për asgjë ia marrin jetën shokut, mikut
Si nuk mësuam të zbatojmë ligjin si bota?
Të kuptojmë se jeta s’i merret as të ligut

.
Lind fëmija e kur rritet, merr rafale ballit,
Sa është i vogël rri ngujuar që s’di për çfarë
Derën e jetës ia mbyllin në fytyrë djalit,
Se për një “budall“ tani ka gjak për të larë.


Ngrihuni vëllezër shqiptarë, të mëdhenj e të ri
Në Veri, në-Jugë e të gjithë ku jeni në diasporë
Në vend të plumbit falni jetë, begati e mirësi
Bëni besëlidhje si me Gjergjin këtë turp me shporrë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT