Monday, March 16, 2026
BallinaVitrina e libritDava Gjoka-E GDHENDA SOT ,VETËM PËR TY !

Dava Gjoka-E GDHENDA SOT ,VETËM PËR TY !

I mora sot shkronjat e alfabetit
Të shkruaj vargje vetëm për ty
Ulur diku në buzë të detit
Si vala me bregun rrimë të dy


Kam shkruar gjithmonë për dashurinë
E do t’i shkruaj unë prap e prap’
Dy zemrat tona sëbashku rrinë
E rrahin të dyja si një sahat


Për vete o det më bëre mua
Kur ti më more në tëndin gji
I hape krahët ,më the të dua
E unë në krahë t’u hodha ty


Dhe kur larg teje o det të jem
Përkëdheljet e tua do t’më mungojnë
Mendje e zemër tek ti do kem
E n’shtratin tënd prap do vallzojmë


I mora sot shkronjat e alfabetit
Të shkruaj vargje për ty dashuri
Fjalën “të dua ” tek shkëmbi pranë detit
E gdhenda sot vetëm për ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT