NATYRA IME
Pallavra të dëgjoj s’du fare
Fjalë gogolësh, hipërbola!
Megjithse margaritare…
U dukën mendjeve të gjora!
Ku skalis, nuk ma heq dot
Rebel makuti, jo nga dora,
Dhuntinë që më dhe, o Zot!
Unë më penë e pasqyrova.
Pa merre udhën mos u ndal
Varg i Shenjtë, fjalë e kulluar,
Vështroi zyrat me hamaj
Përversësh për të fluturuar!
Mos u dehni cangonjarka!
Se vargun tim kurdo e gjej,
Unë ditën nuk e bëj si nata
Të zezë, realën nuk gënjej.
Shok e mik kam veç natyrën
E fisnikut që është burrë,
S’ka para që i ndot fytyrën
Ka moral, Atdhe- flamurë!
Ç’dyshoja dje, vërtetoj sot
Si një stilist një topmodele,
Ku skalis, nuk ma heq dot
Njeriu me mizën nën kapele.
Ne gjith ikim, fjala mbetët
Gji gjeneratës që pas vjen,
Destinuar të mos tretët…
Më frymëzon kush më urren.
Nuk më tërheq pas interesi
Asnjë karrige s’më mba peng,
Me moral më mirë suksesi
Se sa i shitur për çdo vend.
