KTË VIT
Ktë vit
Akrepë ëndrrash
Mu zhvendosën ngadalë
Kah diellit,
Ndanë Rozafat
Të ngrohnin
Minuta ,orë dhe ditë,
Der të binin
Ujshëm Bunës
Dhe Drinit,
E të flinin rrëmujshëm
Çakërdisur zemrës
Nën rrjedhë brengash,
Duke takuar mallëngjime hënore
Të kafshuara nga ulërima shpirti,
Për zgjime më të qelqëta
Agimesh,
Pasqyruar sybukurës.
