URIME, URIME …!
Urime,urime mikesha e miq të mi
gëzuar për shumë mote Vitin e Ri!
Paçi shëndet e gëzime familjare
qoftë i mbarë në gjithë tokat shqiptare.
E përcollëm të vjetrin me probleme dhe gëzime
qoftë i mbarë ky vit edhe n’shtëpinë time,
i mbarë qoftë edhe për ju kudo në botë
paçi shëndet e të mira plot.
Në adresën tuaj trokit e mbara
paçi hare dhe gëzime plot,
qofshi nder njerëzit më të lumtur n’botë
shumë dëshira iu urova sot.
O Viti i Ri paç këmbën e mbarë
suksese të shumta për çdo shkollarë,
kudo në botë paç dhe dashuri
të jetë i lumtur secili njeri! .
Të gjithë shkollarëve sukses në mësim
të gjitha nënave shëndet e gëzime,
punëtorëve kudo punë të mbarë
dhe mësuesve suksese në çdo anë.
Secilit njeri i uroj shëndet
punë të mbarë e të mira në jetë
të jetë ky vit me plot gëzime
të plotësohet edhe dëshira ime.
Urime,urime dhe qoftë i mbarë
në çdo shtëpi gëzimi pa u ndal!
Paçi të mira e shumë bereqet
por mbi të gjitha paçi shëndet!
