…..” Si mimozat që çelin, pra celu ti lozonjare, mos rri ashtu, pra çelu ti…”
…..Mimozat çelën, si lulet nga të parat në pranverë. Aroma e tyre këtë mëngjes më dehën me aromën aq ndjellëse.
Në agimin e kësaj dite me veten time pëshpërita shumë herë gjatë emrin tënd, biles herë pas herë nxirrja tingujt Mi..Mo..Za, sikur doja qe ti të më degjoja patjetër atje larg….
Aroma e Mimozave kundërmonte kudo dhe dukej sikur sillte dhe shkundte mbi shpirtin tim të gjitha kujtimet që lidhen me Ty…
E mban mënd sa herë kalonin mes mimozave më pate thënë se sa shumë të pëlqenin Mimozat..?
Qëndrova në vënd dhe mbylla sytë dhe të pashë!
Po, po të pashë si atë ditë për herë të parë.
Në qepallat e syve të mi kishe mbetur i vetmi imazh, imazhi yt i bukur….
Mbydha veshet me duart e mia dhe përsëri të dëgjova Ty!
Zëri yt jehonte si një pasthirrmë dhe pastaj shuhej duke u tretur diku larg.
Sytë i mi hodhën veshtrimin tej në horizont dhe sytë e mi prekën një yll dhe mu kujtuan se i ngjante yllit që me sy e ke përshëndetur edhe Ti!
Instiktivisht zgjata duart dhe të preka kudo në çdo pore të lëkurës aq të lëmuar, sa ëmbël ndjeva përqafimin tënd.
Koka jote mbi supin tim pikërisht si atëherë kur u takuam për herë të parë..
Besoj nuk e ke harruar e shtrënjta ime se si sinkronizoheshin zemrat tona nën të njëjtin ritëm si në “valsin e lumturisë”?
Ahhh sa më mungon në frymëmarrjen time Ti si pjesë e çdo ëndërre të lënë përgjysëm.
Më mungojnë flokët e tua që i ngatërroja me gishtat e mia, duart e tua që gërshetoheshin me gishtat e mi..
Oh, Ajo aroma jote, si ajo e çajit te Çajupit…
E bukura ime, Pranvera erdhi dhe reflektohet me gjelbërimin e syve të tu. Pas pak dallendyshet do të rikthehen, në foletë e ngritura këtu.
Une të dua edhe më shumë, më mundon pyetja:
” Po Ti… Ti kur do vish?
E di ti je katër stinat e jetës time.
Ti, kater stinet e mia.
Dashuria me e madhe. Me mungon.
Dhe unë vazhdoj të shkruaj skica dashurie.
E di se cfarë do të bëj . Këto skica do tëdërgoj të më vijnë në adresën time me siglën e emrit tënd, që të besoj se do të gjej gjithmone diçka shkruar nga Ty!
….Dhe kështu me penën e pritjes ngjyrosur me bojën e mallit, vizatoj përherë portretin tënd por të padukshëm, që askush tjeter mos të të shikojë përveç unë….