Kur ishe e imja, nuk të gëzohesha dot
se jeta e ti nuk më dhatë shtigje shumë
herë të kisha në dorë, herë më ikje kot,
më hidhje në rrugë, herë më vije në gjumë.
Kur ishe e imja, pak ndenje me mua,
ti ecje përpara, unë dot nuk të ndiqja,
një herë smë prite kur merrja në thua,
ti kohë e patrajta me ty smund të ikja.
U lodha kot duke bredhur pas teje,
stë zura që stë zura, nuk të vura fre,
veç ta heq kapelën që solle pas meje
shkëlqime të reja e më të mençur se ne.
