Shoh vendlindjen time
shkurre e pyje plot,
arat mbetur djerrë,
n’trenë varur kumonët.
Andrra atje më mbart.
Më duket pranverë!
Fjalë e shkrola shqipe,
nis tue mbjell me penë!
Mbjell fara dashtnie
me lot malli i vadit,
lutem t’i ngroh koha
e t’lulëzojnë një ditë…