Kërkon kur mendimi se gjen dot arsyen,
Në Natës tinzare rrëshket si ngjalë,
Mundohesh me thatësin e fjalës e jo të veprimit,
Të ngjallêsh shkëlqimin që mbrënda ska.
Zvarritesh si gjitarët mes gurve t’shpellës,
E fshihesh mes dritës qê dielli lëshon,
Nuk jep aromën e fushës me lule,
Por shpërdan erën e plehut nê çdo pemë.
Frika si hije ju ka mbështjellur,
Frymën jua merr e ske çfar jep,
Çfar’ kërkon kur smë duhesh,
Kur në çdo çast i mpirë je.
Rrezia e dritës që jep shkëlqimin,
Mjeshtri piktor e hedh në fletë,
Mes peneleve shum ngjyrës e ruan
Të pastër si bora kur nuk shkelet.
