Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Dhe unë do të rritem.

Jahe Fida-Dhe unë do të rritem.

Para kohe mos më rrisni
Kam moshën e fëmijërisë
Hap pas hapi ju më prisni
Të mbrijë moshën e rinisë

Më pastaj të burrërohem
Jetën gjatë ta shijoj
Kurrë, asnjëherë mos t’pendohem
Për fëmijërinë që po kaloj.

Jam fëmijë nuk mërzitem
Botën time të përjetoj
Si gruri në arra do rritem
Si fëmijë sot do lodroj.

Ëndrra fëmijësh kam sot
Kështu ndjehem lumturuar
Fëmijërinë mos ma çoni kot
Çdo fazë jete dëshiruar.

Dhe unë do të rritem
Nuk do jem më fëmijë
Por do jem më i ditur
Çfarë do f’mija mirë do e di!

Do të luaj si fëmi
Dhe pse do jem burrë
Do shkëlqejnë sytë e mi
Fëmijërinë s’do vras me gur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT