Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-BETIMI SHQIPTAR

Hatip Hulaj-BETIMI SHQIPTAR

I lindur e rritur në Malësi,
tërë jetën në gjysmë-robëri,
nē luftē të përhershme –
herë me pushkë, herë me ideologji:
feudalizëm, kapitalizëm, komunizëm,
paganizëm, krishterizëm, islamizëm.

Rrahur nga erërat, furtunat, tortura,
qëndrova në këmbë, kurrë s’u përkula.

Shqiptar isha, shqiptar mbeta,
edhe kur më kërcënuan me jetë
të distancohem nga vetvetja.
Gjithmonë mbeta dhe do të jem shqiptar,
edhe kur të vdes e të më dërgojnë në varr.

Jam plakur, flokët më janë zbardhur,
por asnjëherë s’u përkula armiqve shekullorë.
Në rrudhat e ballit shkruan: Jam shqiptar,
me gjene të pastra iliro-arbërorë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT