Është një heshtje që të ndjek,
hije siluete në mesnatë.
Në mungesë fjale djeg,
brenda zemrës, karbon në të thatë.
Fshehur në xhepa keqkuptimesh,
fëmijërish të dhimbshme a dashurish të humbura.
Shpirti, bën të bërtasë por nuk mund!
Lindin plagë si fshikëllima hithre.
Fjala që kurrë su tha, mbyt.
Hapësirës ku shpirti ndan hije= dritë, përpiqem të kap shpresën.
Vetmia ime, ekzistencë e dhimbjes dhe dashurisë.
Arsyeja ime, klithmë çmendurake për jetën!
