Në ëndrrat e mia ti vjen i heshtur,
hapat e tua i ndjej ngadalë.
Më dukesh kaq i vërtetë,
sa unë besoj se je ende gjallë.
Të lutem, dil nga ëndrra ime,
fëmijët për ty kanë shumë mall.
Unë mallin për ty e ruaj në heshtje,
ata peshën e ikjes tënde mbajnë.
Fol, bërtit, thuaj: “S’kam vdekur!”
Mallin për ju do ti vë shkallë.
Prindërit asnjëherë nuk vdesin për fëmijët,
bëhen engjëj,
janë gjithmonë pranë.
