Gjethet bien,
si kujtime të vjetra mbi tokë.
Ngjyrat marrin flakë për pak çaste,
pastaj shuhen, si buzëqeshje të vjetra fotografish.
Dielli tretet ngadalë në mjegull,
zogjtë e largët kërkojnë një jug tjetër,
dhe unë ndjej se çdo ikje
ka brenda pak nga unë.
Nëpër rrugë fëmijët qeshin,
shkolla mbushet me zëra të rinj
gëzim që sfidon pikëllimin e natyrës.
Vjeshta është e bukur,
por unë ende dua pranverën,
si plaku që s’e harron dritën e syve të rinisë,
një dëshirë që as natyra,
as Perëndia nuk ia plotëson.
