Qiellin e hapur
E kishte mbuloj,
Dheun e lagur
E kishte shtroj.
Plagët t’pa trajtuara,
Me barkun thatë,
Me armën pa plumba,
Me t’fundit takat.
Qëndroi si drangua,
Për t’gjallë sa qe,
Mbështetur në gju,
Dhe s’u shtri përdhe!..
.
Ashtu e gjetën,
Atje ku kish rënë
Me syrin n’shënjestër,
Gati për të shtënë…
