Atë ditë, moti pat nisur i vranët,
e dielli qe ulur mbi degët halore me gjethe të dendura.
Kërkonte shteg që rrezet të depërtonin e të ngroheshin zemrat e mbetura në hijen e vetmisë.
Klithmat e rënkimit zhyteshin në honet e thella,
ku jehona përplaste shpresën e brishtë të vazhdimësisë.
Era u qetësua…
Dielli buzëqeshi…
Në zërin që dridhej lehtë,
në zemrën e brishtë,
në buzët që ruanin një ëmbëlsi të lodhur,
në udhën e pagjumë që s’pushonte së gjezdisuri.
Kishte kohë që lumturia vinte e largohej
në cicerima të rralla
dhe në mendime që humbnin larg.
Ishte mesi i ditës, kur sy e shpirt
vështronin
mahninë qiellore që shkëlqente!
Më mirë të mos ishte ditë,
se dita ngazëllen dhe shuhet me perëndimet
që mbajnë frymë të rreme.
As natë e gjatë dhe memece të mos jetë,
se di të të gënjejë butësisht
me ëndrra zanash që s’kthehen më.
