BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-MURANAT E VETMISË

Ruzhdi H. Gashi-MURANAT E VETMISË

I lë të gjitha në një anë
Vetes i them ke këtë fat
Askush me njerëzit s’ia del mbanë
Muret e vetmisë i ngre më lart

Ndaj botës të bëhem i ftohtë si akull
I largët i humbur si një gur
Të dalë ku të dalë bota mizerabël
Le të ngopet kaos le të ngopet dhunë

Gjithë këtë rrëmujë e hedh pas shpine
Sulmet bombardimet nuk u ndalën kurrë
I qetë vrojtoj murin e vetmisë sime
Shikoj mos ka rënë diku ndonjë gur

Në heshtje i qaj hallin vetëm poezisë
Nuk është jeta himn por është elegji
Prandaj ngre më lart murin e vetmisë
Për çdo ditë vendos ndonjë gur të ri

Ndaj i lashë të gjitha në një anë
Të gjithë le të bëhen heronj legjendarë
Gurët e vetmisë i bëra muranë
I bëra kështjellë me roje sogjetarë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT