Ka vend për dy vetmi
nën të njejtin qiell të heshtur,
kur hapat e tu humbin udhën
e zemra s’gjen qetësi e kthim.
Sa të rrokullisen ditët
e të të zënë përfundi lodhjes,
eja tek unë —
aty ku heshtja s’të lëndon
dhe shpirti gjen pak dritë.
Ti bëhesh strehë e vetes,
plagë dhe dritë njëkohësisht,
zemër që rreh në heshtje
dhe shoqe besnike e shpirtit tënd.
