Të jesh në aktore dhe blogere jashtëzakonisht e suksesshme si Ardita Lala,padyshim kërkon talent,përkushtim dhe shumë punë.
Ardita Lala,qysh në shkollë të mesme filloi të merrej me modelizëm,ku çdoherë që organizoheshin evenimente dhe sfilata të ndryshme,ajo përzgjidhej të merrte pjesë falë paraqitjes dhe karizmës së saj.
Me kalimin e viteve,ajo vendosi të mos vazhdonte më në modelim,pasi pasioni i saj i vërtet ishte aktrimi.
Në atë periudhë Ardita filloi të merrte oferta për role në shfaqje teatrale dhe filma të ndryshëm.Një nga projektet më të rëndësishëm për të ishte filmi “Metropolet”,i cili për Arditën ishte një ëndërr e bërë realitet,pasi pati mundësinë të luante pëkrahë aktorëve të njohur si Faruk Begolli,Sunaj Raça,Blerim Destani dhe shumë emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare.
Përveç këtij filmi ajo mori pjesë edhe në serialet vendore “Familja Moderne”,dhe “Çka ka Shpija”,si dhe në skeçe të ndryshme humoristike me aktorët tashmë të ndjerë Rasim Thaçi – Cima,Avni Hoti –Dulla,Ibrahim Krajkova –Leci.

Më pas,Ardita vendosi të shkëputej nga projektet artistike në Kosovë për të vazhduar studimet në Londër,ku jetoi për një kohë të gjatë dhe krijoi edhe familjen e saj,ku ka dhe dy fëmijë.
Sot,ajo ka një relacion të shpeshtë Kosovë – Londër dhe ka vendosur të jetë aktive edhe në Kosovë.Falë sinqeritetit,karakterit të saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrës transparente të komunikimit,Ardita është shpesh e ftuar në emisione të ndryshme televizive.
Përveç talentit në aktrim dhe si blogere,Ardita njihet edhe për stilin e saj unik.Në çdo paraqitje skenike ajo duket elegante,tërheqëse dhe gjithmonë arrinë të marrë vëmendjen e publikut
