Ti s’më bëre pjesë të ëndrrës tënde
Nuk më deshe e s’doje të më bëje.
Ndaj mos thuaj fjalë që ngjallin dhimbje
Binde veten edhe zemrën tënde.
Ti kujton se ndjenja është naive
E gënjen me fjale të shprehur bukur.
Nuk mendon që shpirti shumë thellë vritet
Ti harron,se femrën sheh si kukull.
Që të luash aq sa të mërzitesh
Dhe ta flakësh tutje pa mëshirë.
S’të kujtohen fjalët dhe premtimet
Dikur isha gjysma më e mirë.
Tani thua shumë më paske dashur
Veçse s’kishe brumë për një Venerë.
Dhe kërkon vendin që s’ke pasur
Nuk më mbush dot mendjen këtë herë.!
