BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-KOHË QË MALLKOVA

Ylli Pollogati-KOHË QË MALLKOVA

Na erdhi kohë që e mallkova,
si mjegull e zezë ra mbi tokë e
dritën na e zuri e na e thau jetën.

Ca zëra të panjohura e si të mekura nisën të ndihen, tham se i ngjau kushtrimit të vjetër,
po era shpejt i përzuri dhe heshtja rëndon si plagë, shtratit të prishur.

Kudo, vrima në mure, vrima në shpirt, vrima në fjalë.
Kjo botë e grisur,
si një rrobë e vjetër, viteve vjedhur.

Dhe ajri rëndon si mallkim i lashtë,
ku ditët zvarriten si hije pa emër
dhe njeriun vetë e tresin,
si gjurmë në borë.

Fjala e tij nuk ndihet më si dikur, në shtëpi apo kuvende, e
pavlera ka ngritur krye
dhe se di, vlera në çdhe është tretur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT