BallinaVitrina e libritKaterina Barbieri-Nënës

Katerina Barbieri-Nënës

Dhe janë të bukura ditët në maj,
të ngrohta jan, si vështrimet e nënës,
dy diej lumturie shoh në syt e saj,
që shkelqimin ja rrëmbejn yllit dhe hënës

Dhe mosha dhe koha jan thinjur e mplakur,
përplasen ashpër si dallgët mbi det,
por fytyra e saj e purpurt, e vjollcëruar,
se për njeriun ësht zanafilla në jetë

Me zjarrin e shpirtit dimrin bën pranvere,
ti qenie magjike e krejt universit,
buzëqeshja e artë çel lule në çdo der,
se ti je kodi sekret i çdo çelesi

Dashuria autentike të buron në zemër,
në gjurmë e shtigje portret lë fisnikërinë,
i bekuar nënë ,qoftë i yti emër,
me ngjyra malli më dehe fëmijërin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT