BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-I LECKOSURI

Murtez Asllani-I LECKOSURI

I leckosuri
s’ka vend askund,
gjithmonë e lënë të dera
dhe rri sikur cung.

Rroba të shkyera
dhe këpucët e grisura,
rri gjithnjë në heshtje
me trup të molisur.

Çdo ditë mendohet
dhe shumë lakmon,
kur s’ka rroba të reja
të vetat i arnon.

Kur i shikon njerëzit
të veshur mirë,
pse edhe mua
s’m’u plotësua kjo dëshirë?!

Veç rri i shkreti
duke menduar,
kurrë askush në jetë
nuk më pyeti mua?

Ata që vishen bukur
çdokush i respekton,
ndërsa mua të varfërin
askush s’më nderon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT