Futbolli botëror i ka dhënë sot lamtumirën Franko Barezit, legjendës së këtij sporti që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Mijëra persona janë mbledhur pranë kishës në Milano ku do të zhvilloheshin homazhet që në orët e para të mëngjesit, ndërsa me radhë kanë mbërritur ish-futbollistët që kanë luajtur përkrah kapitenit legjendar të Milanit.
Kanë qenë pikërisht disa prej këtyre figurave që mbante arkivolin për ta futur në kishë dhe për ta nxjerrë jashtë saj si Daniele Masaro, Roberto Donadoni, Filippo Gali, Marko van Basten, Xhovani Gali, Anxhelo Kolombo, Demetrio Albertini, Alesandro Kostakurta, Pietropaolo Virdis, Masimo Ambrozini, Marko Simone apo Alberiko Evani.
Sigurisht nuk mund të mungonin emra si Paolo Maldini, Roberto Baxho apo edhe Dejan Saviçeviç, përkrah të cilëve ai kishte luajtur për shumë vite. Ish-kapiteni i Interit, Xhuzepe Bergomi, ishte ai i cili lexoi një mesazh në fillimin e ceremonisë, duke treguar respektin e madh që kishet edhe bota zikaltër për ikonën e kuqezinjve.
Tifozët kanë shoqëruar gjithë ceremoninë me kore e ovacione për legjendën e futbollit duke mos ndalur këngët që i kushtoheshin kapitenit legjendar, fanella e të cilit me numrin 6 u tërhoq përgjithmonë nga Milani që kur ai i dha lamtumirën fushave të blerta./Panorama Sport/
