Kur drita e qiririt
loz në muret e kësaj dhome
dhe vizaton figura
që vetëm nata i kupton,
unë hedh shkronjat mbi letër
dhe krijoj poezi me imagjinatë.
Një flakë më sjell një kujtim,
një hije më zgjon një ëndërr,
e heshtja, ulur pranë meje,
më flet me gjuhën e shpirtit.
Qiriri digjet ngadalë,
por fjala nuk shuhet…
Ajo mbetet mbi letër,
si një dritë që nuk di të perëndojë.
Dhe kështu, në këtë natë,
mes dritës, hijes dhe heshtjes,
unë nuk shkruaj vetëm vargje—
i jap shpirt imagjinatës.
Muza nuk troket gjithmonë në derë;
ndonjëherë kalon si një hije,
një dritë, një erë apo një kujtim.
Duhet ta kapësh në çast.
Edhe sonte, një qiri i ndezur
në një dhomë të heshtur
na dha atë ngacmim.
Madje, kjo u bë vetë një varg:
Duhet shfrytëzuar ngacmimi i muzës,
se kur ajo ikën,
merr me vete edhe vargjet
që ende s’i kemi shkruar.
Kjo është, në fund të fundit, puna e poetit:
ta kapë të padukshmen
para se të shuhet.
