Lule qershie ishe, mikja ime e fëmijërisë !
Rritur me kujdes, si trëndafili në petale…
Mban mend, kur bisedonim rreth avllisë,
Sa herë kemi qeshur, mbas çdo fjale !
Jeta na ndau, në udhëkryqe tjera
Kthimit në vendlindje, unë të kërkoja…
Si dallëndyshet, na mblidhte pranvera
Kohë e gjatë kaloi, më spo të takoja !
Martuar, me burrë të madhë në moshë
Lule bukur qershie ti, shpejt u thave..!
Paraja, mikja ime, gjithë njerëzit i josh
Ndaj fatin penduar, thanë, sot e qave !
Nuk je ti, lulja e bukur e qershisë
Dukesh e zbehur, ke filluar je tretur,
Mbyllur e vetme, mureve të shtëpisë…
Si relike, nga koha e shkuar, mbetur !
Rrugës u pamë, sytë s’ngrite aspak !
Lotët shpirtit, mu mblodhën pa pritur…
Fëmijëria jonë, mbetur diku larg
Ti, lulja e pranverës, para vaktit rritur !
Lamtumirë në heshtje, mike e fëmijërisë…
Në shpirt më lëndoi, ky takim me ty !
Nuk je më lulja, në pemën e qershisë…
Po, gjethe e vyshkur, që era larg e fryn !
