BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ka net...

Mimoza Eliona Osmani-Ka net…

Ka net që qielli nuk ka yje,
dhe netët janë tërkuzë pa hënë,
plagët e zemrës plasin si nyje,
dhe heshtja bëhet gur i rëndë.

Kupola e shpirtit ndodhet larg,
më larg se qielli, edhe retë,
në kraharor lënë ka një varg,
varg të trazuar si ky det…

Tesha buzëqeshje…

Kam ecur mbi majat e gurëve të mprehtë,
në buzë kam veshur çfarë kam urryer,
jam prush, kam thënë, jam prush i nxehtë,
por qelqe mblidhja të shpirtit thyer.

Me tesha buzëqeshjeje mbulova fytyrën,
nën hijen e miqve larguar nga unë,
ndriçova si dielli t’ua shihja lëtyrën,
që s’mund t’ua lante asnjë sapun…

Më futën shtiza, gozhdë, gjembë,
sa plagë u lanë me këta lot!
Pëllumba mbajta në pëllëmbë,
dhe syve udhën ëndrra plot.

Dhe i thashë vetes herë pas here:
“Je ngritur sa herë ,që të kanë rrëzuar,
të mirës i ke hapur derë,
të keqes i ke thënë: gëzuar…”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT