BallinaSportDardanët vazhdojnë përgatitjet për Izraelin, mungon Ermal Krasniqi

Dardanët vazhdojnë përgatitjet për Izraelin, mungon Ermal Krasniqi

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët kanë zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me futbollistët në aspektin taktik, organizimin e lojës dhe koordinimin ndërmjet reparteve.

Megjithatë, në stërvitjen e sotme ka munguar Ermal Krasniqi. Sulmuesi kosovar ka shfaqur shqetësime muskulore dhe aktualisht është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares.

Gjendja e tij do të vlerësohet pas ekzaminimeve mjekësore, pas të cilave do të bëhet e ditur nëse do të jetë në dispozicion për përballjen e ardhshme.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit po vazhdon punën sipas planit të stafit teknik, me synimin që Kosova të jetë sa më e përgatitur për këtë sfidë të rëndësishme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT