Wednesday, February 5, 2025
BallinaKulturëFilmAktorja e shquar Marie Qyrsaqi, feston 72 vjetorin e lindjes.

Aktorja e shquar Marie Qyrsaqi, feston 72 vjetorin e lindjes.

Marie Qyrsaqi (Garxhola) lindi në Shkodër më 9 mars 1950, aktore e mirnjohur e teatrit dhe kinematografisë. Rrjedh nga një familje që artin e kanë në gen, gjyshi i saj ishte tenor i mrekullueshëm, babai i binte me mjeshtëri mandolinës. Marie Qyrsaqi është mbesë e kompozitorit të shquar Pjetër Gaci, mbesë e aktorit dhe skenaristit Lazër Filipi. Edhe pjestarët e tjerë të familjes kanë ndjekur rrugën e artit, njëri vëlla që jeton në USA është piktor dhe skulptor, motra është violiniste në Orkestrën e Athinës dhe pedagoge në Universitetin Gjerman Muzikor po në Athinë, dy vëllezërit e tjerë, njëri i bie kitarës dhe tjetri është arkitekt.Që nga koha kur nisi të punojë në Teatër më 1968 dhe deri vonë ajo është ndër aktorët kryesore të Teatrit “Migjeni”. Kështu ndodhi, në v.1968 qe kur punonte në Fabrikën e Letrës. Ishte 17 vjeçe kur në një festival teatrosh amatore me dramën “Cuca e Maleve”, interpreton “Cucën” , duke fituar çmimin e parë. Çmim të parë fiton edhe me një rol tjetër. Pas kësaj me sa duket ajo tërheq vëmendjen e drejtuesve të teatrit duke e perfshire si probise, që do të thotë të jesh në provë për një vit.Në fakt ka qenë periudhë e vështirë, sidomos nga ana e mentalitetit. Një vajzë e re, vetëm 17 vjeç të jetë aktore në një mentalitet fanatik është jo e lehtë. Nga ana tjetër edhe vështirësitë e punës. Megjithatë, ajo ja del mbanë. Ishte një vajzë 25 vjeçare kur e përzgjodhën të luante filmin “Çifti i lumtur”. “Ka qenë një ndër eksperiencat e mia më të bukura luajtja e atij filmi. Tre muaj punë dhe ankth, përkushtim, dëshirë, e pse jo, edhe shqetësim. Ndërsa pas tre muajsh, kur kam parë veten në film, nuk doja ta besoja”, eshte shprehur ajo.Çifti i Lumtur ka qenë komedi ne vitet `70-te para se të jetë film, një komedi e Bik Pepës, me rregjizure te mirenjohurt Serafin Fanko. Sapo ai e mori komedinë, cakton edhe ndarjen e roleve, duke bere krejtesisht nje zgjedhje te tij. Marie Qyrsaqi ketu ka patur fatin e mirë të punoj edhe në komedi dhe më pas në film me një trupë të mrekullueshme aktorësh që ndihmonin njëri-tjetrin. Premiera ishte një mrekulli. Të gjitha biletat ishin shitur pa përjashtim.Dy orë para shfaqjes ishte mbushur i gjithë teatri. Pas shfaqjesh, vlerësimi ishte maksimal. Spektatori që është edhe vlerësuesi më i mirë i punës ka dhene notën më të mirë. Marien e perzgjedhin si protagoniste edhe ne realizmin e filmit me te njejtin titull me regji te Pirro Milkanit, qe e cakton aktoren simpatike ne mesh dhjetra vajzash qe pretendonin te luanin nusen ne kete komedi te paharruarit, Bik Pepes. Gëzim i madh për Marien. Me pas erdhën xhirimet qe kane zgjatur 3 muaj. Kjo ka qenë eksperienca e parë në një film, e vështirë, por edhe bukur.Edhe pse kanë kaluar shume kohe nga ditët e hershme kur xhironte filmin “Çifti i Lumtur”, ende e thërrasin me atë rol “vajza e Çiftit të Lumtur” ose “zonjush Rina” tek “Keshilli i ndrikullave; Po aq per t`u mbaj mend edhe interpretimi i Rines tek ndrikullat.Është një ndër pjesët më të bukura të historisë së teatrit shqiptar, komedia ishte pjesë e Sheri Mitës dhe u vu në skenë nga Serafin Fanko. Interpretimi brilant i Tanos dhe aktoreve te tjere ne kete shfaqje ka lene pa mend edhe vete autorin, “Artistin e popullit” Sheri Miten qe shprehet : “Kjo nuk është ajo që kam shkruar unë”.

Që nga viti 1975 deri ne 90-ten pothuajse gati e harrojne. Gjithsesi ajo vazhdon te ushtroje aktoren. Madje në vitet ‘90 ka realizuar një ndër rolet më të mira,në dramen “Franku V”, ku luan rolin e një vajze që jeta e detyron të shesë trupin e saj. Regjisor ka qenë Arben Kumbaro, një nga regjisorët me të talentuar. Ishte shkurt, në kohën kur në Tiranë bëhej greva e urisë së studentëve.Disa nga rolet kinematografike dhe teatrale te Maries jane: “Çifti i Lumtur”, “Këshilli i Ndrikullave”, “Franku i Pestë”, “Fytyra e Dytë”, “Shpartallimi”, “Binjakët”, “Vetëm për një L”, “Fjalëkryqi”, “Sa afër paske qenë”. Ka nje vajze “kopja e s`emes” kur luante “Ciftin e lumtur” – Xhuljan, që vazhdon te mbetet filmi më i dashur për shqiptarët kudo që ndodhen. Aktualisht jeton ne Itali!

marre nga aktoret shqiptare

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT