BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Të pashë sot

Dalinë Arifi-Të pashë sot

Të pashë, një fije lumturie m’u ngjall.
Me zë memec thashë: “Ai… është ai.”
Të pashë sot; sa shumë më kishte marrë malli.
Memece mbeta, e habitur të të shikoja.
Është ai, ai që e dua që nga dita kur të pashë.

Të pashë sot, teksa kaloje rrugën.
Ula shikimin; nuk deshta me m’pa mallin n’sy.
Male, kodra e bjeshkë u bënë pluhur
nga mungesa që m’kish zanë frymën,
e vazhdon me m’ngulfat çdo ditë.

Të pashë sot tek kaloje kah fshati im.
Pluhuri i harresës i kishte mbuluar rrugët tona.

Të pashë, e e mbyllëm ditën sikur nuk u pamë.
Unë mbeta me kujtimin e bukur, me sytë e tu.
Ti, me harresën si pluhur në Saharë.
Të pashë sot, por pata frikë me të përshëndetë.
Edhe një hije nuri nga unë,
ndoshta…
ndoshta do ta urresh.

Të pashë,
e u bëre arsyeja pse sot po buzëqesh.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT