BallinaVitrina e libritÇERAZELA KONDI-BUKURIA E VËRTETË,NUK SHIHET ME SY POR ME ZEMËR!

ÇERAZELA KONDI-BUKURIA E VËRTETË,NUK SHIHET ME SY POR ME ZEMËR!

TREGIM!
Gruaja e re me krenarinë e ashtuquajturës të bukur,hyri në aeroplan për një udhëtim të gjatë.
Filloi të shikonte majtas djathtas për të gjetur vëndin e saj.
Duke u afruar tek vëndi i rezervuar për të,pa pranë një burrë që i mungonin të dyja krahët.
Nuk u ul dhe filloi të kërkonte stuardesën.
” Nuk mundem të ulem këtu”-Tha ftohtë.” Njeriu pranë meje…;-Nuk ndjehem mirë,ju lutem më ndryshoni vënd”
Stuardesa e vënë në pozitë të vështirë,ju përgjigj qetë…
-Më vjen keq por nuk kemi vënd bosh,aeroplani është plot.
Gruaja këmbëngulte.
-Nuk ka rëndësi,gjeni një zgjidhje,më vjen neveri,nuk mundem të ha,të marr frymë afër tij.
Fjalët e saj,rranë të rënda tek pasagjerët,mbizotëroi heshtje.
Stuardesa e turpëruar nga fjalët e saj i pëshpëriti…

  • Zonjë qetësohuni,po shkoj të flas me pilotin!
    Pas pak u kthye duke buzëqeshur:
  • Zonjë,fola me pilotin,kemi vetëm një vënd bosh por është vëndi i parë dhe ngaqë duam që gjith pasagjerët të jenë të kënaqur,po bëjmë një përjashtim,dikush do të shkojë aty.
    Gruaja e kënaqur,u çua dhe u përgatit të shkonte,por u zhgënjye.
  • Zotëri,nëse dëshironi,ju lutem më ndiqni në vëndin e parë,është për ju.Në aeroplan,papritur u dëgjuan duartrokitje.
    Burri u çua,i qetë dhe i sjellshëm.
    -Humba duart e mija në luftë,duke mbrojtur vëndin tim dhe lirinë e popullit.
  • Isha ushtar dhe shpëtova jetë!
  • Sot duke parë reagimin tuaj,nuk bëhem pishman për asgjë.
  • Nëse do të vdisja,do të më quanin hero,por dhe kështu,jam krenar që bëra të duhurën.
    Dhe u drejtua drejt vendit të parë.
    Gruaja u skuq e tëra nga turpi,uli sytë dhe heshti.
    Para dinjitetit të vërtetë, mendjemadhësia thyhet.
    Respekti fitohet,me guxim dhe
    njerëzillëk.
    ÇFARË ZGJIDHNI TË SHIHNI TEK NJË NJERI;
    BUKURINË APO MADHËSHTINË
    E SHPIRTIT;
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT