Mesfusha e Real Madridit së shpejti mund të përforcohet nga një djalosh i mrekullueshëm portugez.
Sipas The Touchline, duke cituar El Debate, agjenti i mesfushorit 21-vjeçar të PSG-së, Joao Neves, ka kontaktuar përfaqësuesit e Real Madridit për t’u ofruar atyre mundësinë për të nënshkruar me talentin portugez.
Raportet thonë se Jorge Mendes, i cili përfaqëson Nevesin, është i bindur se João do të ishte një shtesë ideale për të forcuar mesfushën e Realit – një repart që ka qenë i paqëndrueshëm këtë sezon.
Ndërkohë, Real Madridi nuk është ende i përgatitur të bëjë një lëvizje për Nevesin, pasi fokusi i tyre kryesor mbetet në përpjekjen për të siguruar shërbimet e maestro-s së mesfushës së Manchester Cityt, Rodri.
Këtë sezon, Joao Neves ka luajtur 37 ndeshje për PSG-në, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 4 asiste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet në 110 milionë euro.
