BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-ENIGMË DASHURIE

Ermira Ifandi-ENIGMË DASHURIE

Dashurohem sërish me ty,
si një lartësi pa terren,
ku në çdo hap gjej veten.

Je ekuacion pa shenjë barazimi,
dhe unë që ndryshoj rezultatin
sa herë që ti bëhesh ndryshore.

Çdo mënyrë që provoj
rezultati më ikën nga duart.
një x i paemërtuar,
që s’pranon vlerë…

Ti nuk ishe ndryshore,
por rregulli që më lë pa zgjidhje,
ku dashuria përmbyt sistemin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT