BallinaSportPogba nuk do largohet nga Manchester Unitedi në janar

Pogba nuk do largohet nga Manchester Unitedi në janar

Paul Pogba nuk do largohet nga Manchester United në afatin e janarit, me “Djajtë e Kuq” që me shumë gjasa do e humbin mesfushorin në afatin e verës falas.

Mesfushori Paul Pogba nuk do largohet nga Manchester United në afatin e janarit, me “Djajtë e Kuq” që me shumë gjasa do e humbin mesfushorin në afatin e verës falas.

Francezit ka edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur dhe vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e futbollistit, transmeton lajmi.net.

Barcelona, Juventus, Real Madrid dhe PSG janë ndër klubet e interesuara për fituesin e Kupës së Botës.

Sipas “Manchester Evening News”, Pogba nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” dhe askush në klub nuk pret që të rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, 28-vjeçari nuk do shitet gjatë janarit që nënkupton se 20 herë kampioni i Anglisë nuk do fitojë asgjë në fundin e sezonit 2021/22.

Pogba momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi derisa këtë edicion ka asistuar shtatë herë në nëntë ndeshje në Premierligë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT