BallinaVitrina e libritUrim Mezini-ATDHEU IM

Urim Mezini-ATDHEU IM

Nuk ka atdhe më të bukur në botë,
sikurse ti, o Shqipëria ime.
Dikur prijëse e njerëzimit në tokë,
dhe mbretëreshë e të gjitha etnive.

Ti je në zemrat e gjithë shqiptarisë,
shpërndarë globit, nëpër çdo cep.
Secili me vete trastën e mërzisë,
se s’gjetën të ardhme në vendin e vet.

Krijuesi, me sharmin e tij, të mbuloi,
të shkëlqesh e të rrezatoje veç bukuri.
Por, për fatin tënd, më i keqi të drejtoi,
tridhjetë e pesë vjet, s’pyeti kush për ty.

Kushdo që të qeverisi gjithë këto vite,
të zhvatën, të grabitën, të shpërfytyruan.
Pasuruan veten, të quajtën si hise,
Të varfëruan,boshatisën e rininë ta larguan.

Sot nuk e ke më peshën që kishe dikur,
sepse të besuam në njerëz të gabuar.
I plagosur përpëlitesh, s’e ke më atë nur,
Por dëmin e bërë, një ditë kanë për ta paguar.

Atdhe ti je fryma që marr e oksigjeni që thith,
je dheu mëmë, dhe më e madhja dashuri.
Të ruajmë e të ngremë,të jesh mbi të gjithë,
sepse në çdo cep tëndin, ti je një mrekulli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT