Gjergj Fishta dhe shkrimtari serbPoeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.- Zotëri, a nuk keni karrigë? – e pyeti drejtuesi i seancës.- Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, – u pergjigj Fishta.- Cilin bisht? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.- Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, – tha Gjergji duke shenjuar serbin.- Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi.- Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, – sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por koke uluar me turp, doli nga salla.