Thursday, March 28, 2024
BallinaSportVinicius Junior pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Vinicius Junior pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Sulmuesi brazilian në sezonin e fundit ishte ndër futbollistët kryesorë te skuadra nga kryeqyteti spanjoll, me të cilën e fitoi titullin e kampionit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Krerët e klubit spanjoll janë të kënaqur dhe duan që të rinovojnë që tani kontratën me 21-vjeçarin.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Vinicius do të zgjasë kontratën deri në vitin 2027.

Marrëveshja e re thuhet se do të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Tani për tani, Vinicius Jr ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT